Ministrja Xhaçka në Asamblenë e Përgjithshme: Mbështesim rezolutën e OKB për garantimin e paqes në Ukrainë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka në Asamblenë e Përgjithshme: Mbështesim rezolutën e OKB për garantimin e paqes në Ukrainë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në seancën e posaçme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Ministrja Xhaçka theksoi se agresioni rus në Ukrainë ka sjellë pasoja të mëdha në raport global, teksa shtoi se pasojat do të ishin edhe më të mëdha nëse Rusia do të ishte lejuar që të mbizotëronte në këtë konflikt.

“Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën ‘Parimet e Kartës së OKB-së që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Kjo është arsyeja se pse ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute. Ne kundërshtojmë ndryshimet jo-miqësore të paraqitura nga Bjellorusia. Ato nuk përfaqësojnë një përpjekje për të kontribuar për paqen, por një përpjekje për të mbrojtur agresorin. Shqipëria kërkon një votim të regjistruar për dy amendamentet e propozuara nga Bjellorusia”, tha kryediplomatja shqiptare.

Më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia nisi agresionin e saj ndaj Ukrainës. Mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj lufte, e cila ka rezultuar edhe në rritjen e krizave në fushat e sigurisë ushqimore, energjisë dhe rendit global.

Rezoluta e propozuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka si parim të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale.

Previous Ministrja Kushi për sistemin SMIP: Ofron shumë avantazhe dhe e ngre sistemin tonë arsimor në një tjetër nivel të digjitalizimit