Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim- klasa-II-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Mbikëqyr dhe menaxhon nga afër ecurinë e punës në të dy sektorët e varësisë duke u kujdesur për informimin e qytetarëve përmes kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit dhe për prodhimin e materialeve kreative, të cilat i përgjigjen nevojave për këto kanale;
– Mbikëqyr punën për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit me qytetarët të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, si faqja zyrtare e internetit, mediat sociale, dhe publikimeve apo botimeve të ndryshme në funksion të informimit të qytetarëve;
– Mbikëqyr punën për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e faqes zyrtare të internetit të Agjencisë për Media dhe Informim;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, koordinon punën për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit me qytetarët për ministrat dhe agjencitë e varësisë;
– Në bashkëpunim me Drejtorinë për Informimin e Institucioneve, Hulumtimit dhe Pëmbajtjes, verifikon vërtetësinë e materialeve përmbajtësore me qëllim prodhimin e materialit final që publikohet në funksion të informimit të qytetarëve;
– Mbikëqyr punën për dizenjimin dhe prodhimin e materialeve kreative për publikim në kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit apo për botime digjitale ose jo, print ose on-line, në kuadër të informimit të qytetarëve në funksion, të Kryeministrisë, ministrive dhe agjencive të varësisë;
-Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, mbikëqyr punën për organizimin dhe koordinimin e fushatave të informimit publik të Kryeministrit dhe Qeverisë;
– Raporton pranë Drejtorit dhe Zv. Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me mbarëvajtjen e punës në të dy sektorët e drejtorisë dhe koordinon punën sipas udhëzimeve dhe kërkesave të Drejtorit dhe Zv. Drejtorit të Përgjithshëm;
– Jep udhëzime dhe rekomandime në lidhje me ngjarjet kryesore dhe çështjet që ngrihen, mbi ndryshime apo përmirësime të nevojshme për secilin sektor me qëllim realizimin e misionit për informimin e qytetarëve;
– Kujdeset për shpërndarjen e përgjegjësive dhe detyrave brenda drejtorisë, si dhe për shkëmbimin e informacionit me strukturat e tjera brenda Agjencisë.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
– Të kenë njohuri të mira dhe të certifikuara të gjuhës angleze.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
– Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të certifikimit të gjuhës angleze;
– Certifikatë të kualifikimeve të tjera nëse kanë;
– Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 15.02.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së email-it ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.