Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, ( i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist në Sektorin e Informimit të Institucioneve, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa IV-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Monitoron mjetet e komunikimit masiv në formatet audiovizuale, të shkruar dhe elektronike, me qëllim identifikimin e çështjeve që përbëjnë interes për Këshillin e Ministrave në kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tij;
– Analizon përmbajtjen informative që vjen përmes mjeteve të komunikimit masiv, duke identifikuar çështje dhe argumente të aktualitetit në hapësirën mediatike;
– Monitoron publikimet periodike të institucioneve qeveritare ndërkombëtare dhe institucioneve joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim identifikimin e çështjeve që përbëjnë interes për Këshillin e Ministrave në kryerjen e funksioneve dhe detyrave të tij;
– Përpilon raporte periodike ditore dhe javore për përgjegjësin e sektorit mbi gjetjet nga proceset e sipërpërmendura;
– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e procesit të analizës së përmbajtjes mediatike;
– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup, përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët;
– Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të punës.
–
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
– Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
– Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
– Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 15.02.2024. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.